Si u pa rivaliteti politik brenda LDK-së?
Në janar të këtij viti, dorëzoi dorëheqjen.
Por, atë kohë Lumir Abdixhiku u zgjodh sërish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E për herë të dytë brenda 7 muajsh, të enjten ai iu drejtua sërish Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.
Por këtë herë, kërkesa ishte për shkarkimin e tij, të cilit një ditë më parë veçse i mbijetoi.
Thirrja e këtij Kuvendi po shihet e padobishme nga një prej anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Shkëmb Manaj.
“Mendoj që ka qenë e panevojshme, ka qenë e ngutshme dhe si e tillë nuk i është dashur Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë moment”, tha Manaj.
Manaj thotë se nga ky Kuvend megjithatë u mor një vendim i rëndësishëm, LDK do të jetë pjesë e procesit të konsituimit të Kuvendit.
“Në këtë Kuvend ne kemi nxjerrë edhe një vendim i cili përcakton që LDK është dhe do të jetë pjesë e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe të gjitha organeve të LDK-së, përfshirë kryesinë aktuale, Këshillin e Përgjithshëm, por edhe grupin parlamentar, do të jenë në mbështetje nëse arrihet një marrëveshje eventuale për bashkëqeverisje”, sqaroi ai.
Por si u pa ky rivalitet politik brenda LDK-së, nga analisti politik, Afrim Kasolli.
“Edhe ata që e kundërshtonin nuk është se arritën ta kenë një lider si përfaqësues të tyre që t’i prijë betejës politike kundër Abdixhikut, i cili do të shërbente si model alternativ ndaj menaxhimit të deritanishëm të LDK-së. Janë përmendur shumë emra, por askush nuk e pati guximin t’i prijë betejës”, theksoi Kasolli.
Në anën tjetër, analistja politike Arta Tahiri thotë se Abdixhiku nuk mund të ketë ndikim në votat e të gjithë deputetëve.
“Nuk besoj që mund të ketë ndikim, bile unë kam thënë LVV nuk duhet të ndihet komode në votat e deputetëve të LDK-së, duke e ditur karrierën e tyre që nuk janë të rinj në politikë dhe qëndrimet që i kanë pasur karshi Abdixhikut”, tha Tahiri.
Pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se presin vazhdimin e bisedimeve./teve1