Manaj vlerëson se Kuvendi i fundit i LDK-së ka qenë i panevojshëm
Foto: Laura Hasani

Manaj vlerëson se Kuvendi i fundit i LDK-së ka qenë i panevojshëm

Aktuale July 31, 2026 - 23:19

Manaj vlerëson se Kuvendi i fundit i LDK-së ka qenë i panevojshëm

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka thënë se Kuvendi i mbajtur të enjten për kryetar të LDK-së ka qenë i panevojshëm.

Kryetari Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për ta shkarkuar

“Delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë marrë një vendim të drejt. Dihet se Abdixhiku edhe në janar e kishte një mocion votëbesimi dhe e ka kaluar. Ne i kemi zgjedhjet vitin e ardhshëm zgjedhjet në LDK. Ky Kuvend ka qenë i panevojshëmn në këtë fazë për LDK-në, por edhe për politikën vendore”, ka thënë Shkëmb Manaj.

Abdixhiku siguroi mbijetesën si kryetar i LDK-së, meqë pro shkarkimit votuan 169 delegatë, kurse 152 ishin për ta shkarkuar.

“Ky është vullneti i delegatëve. Në demokraci 51 përqindshi është shumicë. Kjo është vlerë e LDK-së që i bëjmë garat me kundër-kandidat dhe bëhen me diferencë të ngushtë”, vlerësoi Shkëmb Manaj.

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut është ndërmarrë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, kur LDK-ja ka dalë sërish parti e tretë me 16.7 për qind të votave./teve1