Ardhja e mërgimtarëve, kaq janë pritjet në kufij
Aktuale
August 02, 2026 - 13:18
Fluksi i madh i automjeteve nëpër pikat kufitare të Kosovës po vazhdon edhe këtë pasdite.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë po pritet deri në 40 minuta.
Deri në gjysmë ore mërgimtarët po presin të Hani i Elezit, ndërsa nga 20 minuta po pritet në Merdarë.
