Dyshimet për varrezë të dytë masive, Haxhiu: Drejtësia ende nuk është vënë në vend
Foto: Laura Hasani

Dyshimet për varrezë të dytë masive, Haxhiu: Drejtësia ende nuk është vënë në vend

Aktuale August 02, 2026 - 22:02

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për ekzistimin e një varreze të dytë masive, duke thënë se kjo është dëshmi se drejtësia për krimet e luftës ende nuk është vënë plotësisht në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehu mbështetje për institucionet dhe ekipet që po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Ajo theksoi se çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por plagët e luftës do të mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për krimet të dalin para drejtësisë.

Në këto momente, shprehim solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave, të cilat për më shumë se dy dekada kanë pritur të dinë fatin e më të dashurve të tyre. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kujtesa për viktimat të nderohet me dinjitet”.