Mot me diell, temperaturat deri në 38 gradë
Foto: Laura Hasani

Mot me diell, temperaturat deri në 38 gradë

Aktuale August 06, 2026 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13° C dhe 17° C, ndërsa maksimalet nga 33° C deri në 38° C.

“Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image