Deklarata përmbyllëse në rastin “Thaçi dhe tjerët kundër administrimit të drejtësisë” - më 10, 11 dhe 14 shtator
Aktuale
August 06, 2026 - 10:53
Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykatësi i vetëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka caktuar mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në çështjen për pengim të administrimit të drejtësisë, ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, deklaratat përmbyllëse do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30, transmeton Zeri.info.
Tutje thuhet se seancat do të jenë publike dhe do të mundë të ndiqen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes transmetimit në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës. /Zëri