Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti
Aktuale
August 12, 2026 - 17:13
Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur në një konferencë për media pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha para mediave se mandatin nuk ua ka dhënë Albin Kurti, por qytetarët e Kosovës.
“Më 7 qershor qindra e mijëra qytetarë kanë dalur për të votuar. Kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe na kanë dhënë mandat në këtë Kuvend që t’i përfaqësojmë”, tha ajo.
“Përmes bllokimit, Albin Kurti po na pamundëson ushtrimin e mandatit që na e kanë dhënë qytetarët. Kjo nuk është suspendim i Kuvendit, kjo është suspendim i demokracisë”, theksoi Çitaku.