Miftaraj kërkon veprime të prokrurorisë pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatimin e Haradinajt

Miftaraj kërkon veprime të prokrurorisë pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatimin e Haradinajt

Aktuale August 12, 2026 - 17:47

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar veprime të menjëhershme nga organet e hetuesisë, pas deklaratave skandaloze të një mërgimtari, i cili ka kërkuar pushkatimin e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Kjo thirrje e tij ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku mërgimtarët në disa raste janë përplasur verbalisht mes vete dhe me deputetë të të gjitha partive, si pasojë e krizës politike dhe veprimeve që janë zhvilluar gjatë gjithë ditës në hapësirat e legjislativit të vendit.

Miftaraj ka thënë se pas kësaj thirrje të mërgimtarit, Prokuroria duhet të reagojë e të zbatojë ligjin.

“Në Kuvendin e Kosovës para kamerave një qytetar bën thirrje mu pushkatu Ramush Haradinaj, e një tjetër i mban leksione “patriotike” deputetes Sala Jashari, mbesës së dëshmorës së kombit Sala Jashari dhe vajzës dhe mbesës së dy gjeneralëve të luftës së UÇK që kanë luftu dhe vdekë për çlirimin e Kosovës. Prokuroria s’ka nevoje as mu tut, e as mu fsheh, por duhet me zbatu ligjin. Kur dikush para kamerë thërret me pushkatu dikënd, nesër del edhe e bën.”, ka thënë Miftaraj