Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje
Foto: Laura Hasani

Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje

Aktuale August 12, 2026 - 18:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri përballë, siç i cilëson ai, “dhunuesve të Kushtetutës”.

“Sot dhe përgjithmonë, në krye të detyrës”, ka shkruar Lushtaku, duke theksuar se ndaj shkeljeve të pretenduara kushtetuese nuk duhet të ketë heshtje.

“Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje. Duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri”, ka deklaruar ai.

Lushtaku ka falënderuar qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen, ndërsa me tone ironike u është drejtuar edhe kundërshtarëve të tij, të cilët i ka quajtur “lulegjelat”.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ndërsa lulegjelat i përshëndes ashtu siç e meritojnë”, ka përfunduar postimin e tij deputeti i PDK-së.