Serbi që pretendoi se u rrah nga Policia e Kosovës, dërgohet në një spital në Beograd, për ta vizituar Vuçiqi

Serbi që pretendoi se u rrah nga Policia e Kosovës, dërgohet në një spital në Beograd, për ta vizituar Vuçiqi

Aktuale August 13, 2026 - 11:02

Serbi Nenad Rashkoviq, ishte duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pas lëndimeve që pretendon se i ka marrë nga ana e Policisë së Kosovës gjatë një aksioni në KOmunën e Zubin Potokut.

Ndonëse gjendja e tij fillimisht ishte paraqitur nga mjekët në Mitrovicën e Veriut, si stabile, ai ‘papritmas’ është dërguar në një spital në Beograd të Serbisë.

Duket se gjihë kjo është bërë që ta vizitonte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe si gjithmonë të shfrytëzojë që rastin ta perdor për qëllime politike, shkruan Zeri.info.

Vuçiqi ka njoftuar mbrëmë se ka vizituar në Qendrën Klinike të Serbisë Nenad Rashkoviqin, një qytetar serb i cili, sipas tij, është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Vuçiq pretendoi se Rashkoviqi është rrahur “pa arsye” dhe se ka pësuar lëndime të rënda.

“Vizitova Nenad Rashkoviqin në Qendrën Klinike të Serbisë, i cili u rrah nga polici Albin Kurtit, pa arsye, gati për vdekje”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai tha se gjendja e Rashkoviqit është më e rëndë nga sa ishte pritur fillimisht.

Sipas Vuçiqit, pasi ka marrë vesh se i është thyer edhe një brinjë tjetër, Rashkoviqi ka kërkuar që familjarët e tij të njoftohen për t’u kujdesur për bagëtitë.

“Në momentin kur ka marrë vesh se i është thyer edhe brinja tjetër nga forca e rrahësve shqiptarë, ai vetëm ka kërkuar që të organizojmë familjen që të vijë dhe ta njoftojë vëllain e tij që të kujdeset për bagëtitë që gjithmonë është kujdesur për to”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se i ka thënë Raškoviqit se “e gjithë Serbia e do pafundësisht”.

Në anën tjetër Ispektroati i Policisë së Kosovës, ka filluar një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës 11 gusht 2026 lidhur me pretendimet nga qytetari, ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.

“IPK ka filluar këtë hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut”, thuhet në njoftim të IPK-së. /Zëri