Osmani: Të zgjidhet një president që e mbron Kushtetutën dhe vendin
Aktuale
August 13, 2026 - 18:13
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së në një konferencë për media për mos kërkimin e asnjë pozite e pjesëmarrje në pushtet.
Osmani deklaroi se synimi i LDK-së është që të evitohen zgjedhjet e reja dhe vendi të ketë një president që e mbron kushtetutën.
Në fund, ajo ka potencuar se do të jetë gjithnjë në mbështetje për gjeneratat që do të vijnë pas saj.
“T’i japim vendit President të Republikës që e mbron Kushtetutën dhe vendin. Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, deklaroi ajo.