Vllasi për situatën politike: Bota po habitet me ne
Analisti politik Azem Vllasi është deklaruar për situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur zhgënjim të thellë me zhvillimet e fundit dhe klasën politike në vend.
Vllasi ka thënë se nuk ka vullnet t’i komentojë zhvillimet që po ndodhin, duke i cilësuar ato si “maskarallëqe”.
“Nuk kam vullnet t’i komentoj këto maskarallëqe që po ndodhin. Mjerë populli dhe shteti me kësi klase politike. Bota po habitet me ne e Serbia po gëzohet”, tha Vllasi.
Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, duke u bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025.
Aty Gjykata kishte përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh. /frontonline