KRU “Prishtina” nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

KRU “Prishtina” nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Aktuale August 14, 2026 - 17:41

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë një aksion për shkyçjen e disa konsumatorëve në disa zona të Prishtinës.

Konsumatoët e shkyçur kishin borxhe nga 500 deri në 3 mijë euro, raporton Zeri.info.

Po ashtu ekipet e KRU “Prishtina” kanë hasur edhe lidhje ilegale të shumta.

“Aksionet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit”, thuhet ndër tjera. /Zëri