Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
Aktuale
August 14, 2026 - 20:27
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërprerë punimet në nëntë gurthyes, të cilët dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm.
Këtë e bëri të ditur Ministrja e Mjedisit në detyrë, Fitore Pacolli, e cila tha se 7 prej gurthyesve vepronin në Suharekë, kurse 2 në Skenderaj.
“Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa.
Nuk do të ketë tolerim për subjektet që operojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe cenojnë mjedisin”, theksoi Pacolli. /Zëri