“Herët të flitet për numrin e viktimave”, Gara për gërmimet në Zubin Potok: Policia po ruan lokacionet
Foto: Laura Hasani

“Herët të flitet për numrin e viktimave”, Gara për gërmimet në Zubin Potok: Policia po ruan lokacionet

Aktuale August 15, 2026 - 19:35

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për persona të pagjetur të zhdukur në luftë, ka folur në Info Magazine në Klan Kosova për gjetjet dhe gërmimet në komunën e Zubin Potokut.

Gara ka bërë të ditur se, pas një pune të vazhdueshme gjatë muajve të fundit nga Sektori i Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janëlokalizuar tri lokacione të konfirmuara si hapësira për varre masive.

“Është e rëndësishme të potencohet se pas një përpjekjeje të vazhdueshme gjatë këtyre muajve të fundit, tashmë është lokalizuar hapësira me tri lokacione të konfirmuara për varre masive”, ka deklaruar Gara.Ai theksoi se është ende herët të flitet për numrin e viktimave apo personave që mund të gjenden në këto lokacione. Sipas tij, fillimisht duhet të përfundojë vlerësimi i të gjithë hapësirës, ndërsa më pas do të ndiqet procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së.

Gara tha se vetëm pas përfundimit të këtyre fazave do të mund të përcaktohet numri i viktimave të mundshme në tri lokacionet.Sa i përket sigurisë, ai bëri të ditur se policia po ruan lokacionet, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jabukën.

“Tri lokacionet janë konfirmuar se ka varre masive. Terreni është specifik, zona është malore dhe me thellësi, por përkundër sfidave duhet të theksoj se njësitë përkatëse janë të angazhuara maksimalisht dhe me profesionalizëm të lartë”, tha Gara. /eo