Kurti s’flet për situatën politike: Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë për Parkun Industrial
Aktuale
August 17, 2026 - 09:56
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zgjedhur të flasë vetëm për projektin e Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës.
I pyetur nga gazetarët për zhvillimet politike, Kurti tha se fokusi i tij ishte përfundimi i projektit për Parkun Industrial, duke përmendur sipërfaqen, rrugën dhe afatin e punimeve.
“Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë, qendra e kompetencës në anën tjetër edhe 350 ditë punë, Parku Industrial në Livadicë po mbyllet, urime të gjithëve për këtë gur themel”, tha ai.