LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin
Foto: Laura Hasani

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Aktuale August 17, 2026 - 13:45

Asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo i ftoi për nesër në orën 9:00 përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth krizës politike.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bënë PDK-ja dhe Aleanca, tashmë edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.

Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, tha Abdixhiku.