Rast i rrallë në Mitrovicë, nëna sjell në jetë foshnjën mbi pesë kg
Në Repartin e Gjinekologjisë të spitalit të përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është realizuar me sukses një lindje natyrale e veçantë, ku në jetë ka ardhur një foshnjë me peshë mbi pesë kilogramë.
Sipas njoftimit të Spitalit, foshnja ka lindur me peshë 5050 gramë, gjatësi 65 centimetra dhe përmasa 57 centimetra.
Lindja është realizuar me kujdesin e mjekëve, dr. Vjollca Çitaku dhe dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë e kanë cilësuar rastin si të veçantë, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit shëndetësor gjatë procesit të lindjes.
Spitali i ka uruar shëndet nënës dhe jetë të gjatë të porsalindurit. /Zëri