Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Aktuale
August 18, 2026 - 17:52
Në pikat kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa fluksi i automjeteve është kryesisht i qetë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinje, ku në dalje nga Kosova pritjet janë 20 deri në 25 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 50 metra.
Në Merdare, pritjet në dalje janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e pikave të tjera kufitare pritjet variojnë nga 2 deri në 5 minuta.
Të dhënat janë përditësuar në orën 17:33.
