Rama i përgjigjet Pecit: Kemi pasur komunizëm, s’na duhet edhe një herë
Foto: Laura Hasani

Rama i përgjigjet Pecit: Kemi pasur komunizëm, s’na duhet edhe një herë

Aktuale August 19, 2026 - 13:41

Kryetar i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj të parit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi ky i fundit tha se nuk do të jetë pjesë e protestave të kryetarëve të komunave që janë paralajmëruar të ndodhin në shtator.

Rama, në T7, ka thënë se bëhet fjalë për një qeverisje që “nuk e sheh Kosovën si të veten’’.

“Po normal që ai nuk do të jetë pjesë e protestës, për arsye se këtu e kemi një qeverisje, e cila nuk e sheh Kosovën si të veten, derisa nuk është e menaxhuar prej kryetarëve të LVV-së, punojnë vetëm në baza partiake. Kryeministri nuk punon për çdo qytetar të Kosovës, por vetëm për ata që e kanë votu LVV-në. E kemi një tendencë për krijimin e një autokracie, pra një shteti parti. Kemi pas komunizëm, nuk na duhet komunizëm edhe një herë në vendin tonë, prandaj edhe nuk do t’i lejojmë këto tendenca autokratike’’.