Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës, derisa ne e prisnim para Qeverisë

Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës, derisa ne e prisnim para Qeverisë

Aktuale August 19, 2026 - 14:25

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se lideri i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm ndodhej në një pishinë në Banjë të Malishevës.

Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kurti ishte në pishinë së bashku me bashkëpartiakët, Gani Krasniqi dhe Valon Hoti, ndërsa ajo dhe të tjerë po e prisnin para ndërtesës së Qeverisë.

“Sot, në orën 7:30 të mëngjesit, kur ne po e prisnim para zyrave të Qeverisë, deputeti Albin Kurti po bënte qejf bashkë me bashkëpartiaket e tij, Gani Krasniqi e Valon Hoti, në pishinë, në Bajë të Malishevës. Ne po prisnim para Qeverisë. Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmës se kryeqytetit i rrethuar me disa dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, brenda dhe jashtë pishinës. Ky është realiteti i pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”, shkroi Musliu.