Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it
Aktuale
August 19, 2026 - 16:10
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takimin e parë me udhëheqësin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Sipas një komunikate të EULEX-it, takimi ishte përmbajtësor, ndërsa Lopes rikonfirmoi përkushtimin e misionit për të zhvilluar dialog konstruktiv me partnerët në fushën e sundimit të ligjit.
Në fokus të këtij angazhimi janë avancimi i llogaridhënies institucionale, drejtësisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.