Bajrami kërkon përgjegjësi për vdekjet në KEK: Inspektorati Qendror i Punës duhet ta rrisë mbikëqyrjen
Foto: Laura Hasani

Bajrami kërkon përgjegjësi për vdekjet në KEK: Inspektorati Qendror i Punës duhet ta rrisë mbikëqyrjen

Aktuale August 20, 2026 - 21:47

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rasteve të fundit të vdekjeve në KEK, duke theksuar se brenda më pak se dy muajsh tre punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.

Bajrami ka kërkuar hetim të plotë për secilin rast dhe sqarimin e rrethanave, duke theksuar se nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e rregullave të sigurisë, duhet të ketë përgjegjësi.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që KEK-u dhe kompanitë e tjera publike e private të rrisin masat për sigurinë në punë, ndërsa Inspektorati Qendror i Punës të shtojë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.