Hamza me mesazh për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
Aktuale
August 20, 2026 - 21:49
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke e cilësuar atë si një figurë që ka shënuar një epokë në historinë e Kosovës.
Hamza ka shprehur mbështetje për Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, duke thënë se ata priten të kthehen në Prishtinë më 16 shtator.
“Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe”, ka shkruar Hamza.