Ruhet trashëgimia e Prizrenit, restaurohet shkolla “Ryzhdije”
Aktuale
August 21, 2026 - 20:44
Punimet për restaurimin dhe konservimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije” në Prizren janë duke vazhduar, me qëllim ruajtjen e një prej objekteve me rëndësi për trashëgiminë kulturore të qytetit.
Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ndërhyrjet në këtë objekt po financohen nga Ministria e Kulturës.
“Shkolla e vjetër ‘Ryzhdije’, e ndërtuar më 1896, është një prej tyre. Pas vitesh dëmtimi dhe braktisjeje, po zhvillihen punimet për restaurimin dhe konservimin e saj”, ka shkruar Bogujevci.