Pacolli: Është urdhëruar edhe mbyllja e një restoranti te Liqeni i Radoniqit
Foto: Laura Hasani

Pacolli: Është urdhëruar edhe mbyllja e një restoranti te Liqeni i Radoniqit

Aktuale August 21, 2026 - 20:51

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Sipas saj, aktiviteti ka funksionuar në kundërshtim me legjislacionin mjedisor dhe ka rrezikuar sigurinë e ujit të pijshëm.

"ëInspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit "Liqeni i Dukagjinit", i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor. Operatori ka 10 ditë afat të largoj nga prona pajisjet, ndërsa KRU "Gjakova" obligohet të kujdeset që kjo të ndodh. Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, Si Ministri, kanë kërkuar hetim të plotë të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësve që kanë mundësuar këtë abuzim të hapur.

"Kjo përfshin edhe hetimin e veprimeve të ish-zyrtarëve përgjegjës, të cilët mund të kenë keqpërdorur detyrën për të lejuar këtë situatë. ëMbrojtja e burimeve dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm është obligim ligjor dhe përgjegjësi e jona thelbësore ndaj qytetarëve. Ujërat e Kosovës do t’i mbrojmë me vendosmëri, pa asnjë përjashtim!", ka shkruar ajo.