Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
Aktuale
August 23, 2026 - 23:11
Krejt maturantët që testin s’e kaluan më të parën e kanë edhe një afat për t’iu nënshtruar atij.
Por, disa prej tyre as në të dytin nuk e paraqitën atë. Andaj për të mos iu ikur kjo mundësi, Ministria e Arsimit e zgjati kohën për aplikim.
Njohësi i arsimit, Argjend Osmani thotë që ata që kanë pasur interesim për të studiuar e kanë kaluar në afatin e parë.Prandaj, sipas tij, koha e zgjatur s’çon fort peshë.
Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet të shtunën e 29 gushtit, ndërsa të drejtën e testimit e kanë rreth 6,000 maturantë.