Kështu duket zona ku u gjetën mbetjet e 23 të zhdukurve në Kalludër të Vogël [video]
Foto: Laura Hasani

Kështu duket zona ku u gjetën mbetjet e 23 të zhdukurve në Kalludër të Vogël [video]

Aktuale August 26, 2026 - 07:58

Për afër një muaj ky ishte vendi ku ndalohej çdo person jozyrtar.

Kjo meqë pas këtyre shiritave të sigurisë, niste një zonë me rëndësi të veçantë hetimore në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut.

Këtu për plot 24 ditë ekipe të tëra gërmuan pa ndërprerë.

Krejt kjo pasi autoritetet kosovare zbuluan mbetje mortore që i përkisnin 23 të zhdukurve me forcë gjatë luftës në Kosovë.

E meqë procesi u gërmimeve përfundoi edhe zyrtarisht me 21 gusht, të martën në Kalludër nuk u pa asnjë zyrtarë policorë.

Prandaj lehtë mund të depërtohej deri tek varreza masive, nga ku u nxorën mbetjet mortore.

E gjurmët se këtu u gërmua, janë të dukshme, raporton Tëvë1.