Aleanca pritet që sot të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë
Foto: Laura Hasani

Aleanca pritet që sot të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë

Aktuale August 26, 2026 - 08:20

Aleanca pritet të dorëzojë sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me, siç thotë kjo parti, vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

Dorëzimi i kallëzimit penal është paralajmëruar të bëhet në orën 09:30, në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Pas dorëzimit të kallëzimit, pritet që përfaqësuesit e Aleancës të japin më shumë detaje lidhur me pretendimet dhe përgjegjësitë që kërkojnë të hetohen nga organet e drejtësisë.