Ndërpriten fluturimet për rreth 60 minuta në Shqipëri
Aktuale
August 28, 2026 - 21:28
Për rreth 60 minuta, hapësira ajrore shqiptare u boshatis nga avionët, pas një problemi teknik që goditi sistemet e trafikut ajror të Albcontrol.
Defekti u shfaq rreth orës 17:30, ndërsa ekipet teknike ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë e fluturimeve, 90% e sistemeve u rikthyen në funksion.
Incidenti shkaktoi vonesa në disa fluturime në nisje dhe mbërritje në aeroportin e Rinasit./rtsh