Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Ajo theksoi se në Hagë nuk po gjykohet fati personal i katër ish-krerëve të UÇK-së, por, sipas saj, edhe lufta çlirimtare dhe historia e Kosovës.
Çitaku nënvizoi se vendimi do të ketë ndikim edhe në të ardhmen e Kosovës, duke shprehur shpresën që të katër ish-krerët të kthehen të lirë.“Është shumë rëndësishme me kuptu secili që më 16 shtator në Hagë nuk vendoset për fatin personal të 4 burrave, dhe është shumë rëndësishme të kuptohet që në burg në Hagë nuk është Hashim Thaçi i PDK-së, është Hashim Thaçi i UÇK-së, i Kosovës. Nuk është Rexhep Selimi i VV-së, është i Kosovës, Kadri Veseli i Kosovës, Jakup Krasniqi i Kosovës, nuk po gjykohet vetëm historia jonë, vetëm lufta çlirimtare, është një verdikt që do të ketë pasoja edhe për të ardhmen. Shpresoj që të katërtit bashkë të kthehen të lirë”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.
Ajo gjithashtu bëri thirrje që qytetarët më 12 shtator të jenë në Prishtinë, për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.