Zemaj: Qëndrimi im është mos me ra asnjëherë në kurthin e Albin Kurtit
Foto: Laura Hasani

Zemaj: Qëndrimi im është mos me ra asnjëherë në kurthin e Albin Kurtit

Aktuale September 01, 2026 - 16:24

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie tha se nuk do të bjerë asnjëherë në “kurthin e Albin Kurtit”.

“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK’së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”.

Deklarata e tij vjen pas deklaratës së Kryesisë së LDK’së që tha se me “unanimitet të plotë” i dhanë mbështetje nominimit të Bekim Sejdiut për President.

LDK lëshoi këtë komunikatë pas mbledhjes së Kryesisë dhe vetëm pak minuta para mbledhjes së Grupit Parlamentar.