I nxehti i shtatorit, shkollat në Obiliq shkurtojnë orarin mësimor
Aktuale
September 02, 2026 - 13:37
Shkollat në komunën e Obiliqit janë duke mbajtur orët mësimore me orar të shkurtuar, për shkak të të nxehtit.
Asamblistja e LDK-së në këtë komunë, Fitore Hashani, për Klan Kosova bëri të ditur se si e mori lajmin që fëmijët do të lirohen më herët nga shkolla.
Ajo, si prind vetë, tha se vendimi ishte befasues, kur vetëm dje ka nisur viti i ri shkollor.