“Populli ka me ju dënu”, Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë
Foto: Laura Hasani

“Populli ka me ju dënu”, Abdixhiku kundër shkuarjes në zgjedhje: Prapë keni me u ulë me njerin e njejtë

Aktuale September 02, 2026 - 23:54

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po kërkojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Abdixhiku tha se nëse partitë duan zgjedhje, duhet të përballen me qytetarët dhe të garojnë me kandidatët e tyre.

“Dilni bre, pyetni qytetarët a po duan zgjedhje. Edhe çka pas zgjedhjeve? A prisni të ketë president?  prapë keni me u ul me të njëjtin njeri. Shkoni në zgjedhje, urdhëroni, garoni me kë të doni”, tha Abdixhiku.

Ai tha se kishte ofruar një mundësi përmes një kandidati konsensual, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësia për pasojat e zgjedhjeve do t’u mbetet atyre që i kërkojnë ato.

“Unë e pata një mundësi, ja dhashë një kandidat. E nëse po dojnë me shku në zgjedhje, populli ka me i dënu. E kam detyrë mos me çu vendin në këtë situatë”, u shpreh Abdixhiku.