Për herë të parë, një kadet i FSK-së nis studimet me bursë në universitetin “Norwich” në SHBA

Për herë të parë, një kadet i FSK-së nis studimet me bursë në universitetin “Norwich” në SHBA

Aktuale September 03, 2026 - 15:48

Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare, një kadet i kësaj qendre ka nisur studimet semestrale në universitetin “Norwich” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.

Kjo është cilësuar si një arritje e rëndësishme për QSU-në dhe si dëshmi e përkushtimit për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, mundësia për studime në një universitet amerikan pasqyron edhe vizionin e komandantit të FSK-së, gjeneral Jashari dhe komandantit të QSU-së, major Budeci, për avancimin e shkollimit ushtarak, zhvillimin profesional të kadetëve dhe krijimin e mundësive për përvojë akademike ndërkombëtare.

FSK-ja vlerëson se ky sukses dëshmon nivelin akademik, profesional dhe ushtarak të kadetëve të saj, duke u mundësuar atyre të jenë konkurrues me bashkëmoshatarët nga akademitë dhe universitetet prestigjioze ndërkombëtare.

“Kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike; ajo përfaqëson një investim në gjeneratën e ardhshme të oficerëve të FSK-së dhe një dëshmi të potencialit që kanë kadetët tanë për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në institucionet më të njohura akademike dhe ushtarake ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Zëri