Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

Aktuale September 05, 2026 - 21:54

Ramush Haradinaj njofton për vdekjen e bashkëluftëtarit Afrim Mehmetaj

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij nga orët e para të luftës, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Mehmetaj, miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.

“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka falënderuar Mehmetajn për shërbimin ndaj atdheut, ndërsa në fund i ka shprehur nderimet e tij.

“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.