“Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur”, martohet vajza e Bedri Hamzës

“Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur”, martohet vajza e Bedri Hamzës

Aktuale September 06, 2026 - 23:43

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Ai ka bërë të ditur se vajza e tij e madhe, Doruntina, ka kurorëzuar martesën me Florentin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza ka shprehur emocionet e tij dhe të bashkëshortes, në këtë ditë të rëndësishme për familjen.

“Një ditë e veçantë në familjen tonë. Doruntina, vajza jonë e madhe, kurorëzoi martesën e saj me Florentin.Për mua dhe Remën, si prindër, ishte një ditë me shumë emocione. Gëzohemi që e shohim të lumtur. Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur, por ndjejmë edhe mall për vogëlushen që dikur e mbanim në krahë”, ka shkruar ai.

Ai i ka uruar çiftit jetë të lumtur së bashku, duke i porositur që të ruajnë gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.

“Bijë, nuk mund të të urojmë asgjë më të madhe se të jesh e lumtur. Ruajeni gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap të jetës. Urime martesën dhe qofshi bashkë të lumtur përherë”, ka shkruar Hamza.