Vendimi i LVV-së për votimin e Çitakut dhe Shalës, Ramadani: Lojë me shtetin
Foto: Laura Hasani

Vendimi i LVV-së për votimin e Çitakut dhe Shalës, Ramadani: Lojë me shtetin

Aktuale September 12, 2026 - 23:22

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Ramadani e ka cilësuar vendimin e VV-së si “lojë me shtetin”, duke pretenduar se partisë së Albin Kurtit i intereson që Kuvendi të mos konstituohet deri më 13 shtator.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të niste afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, i cili do të përfundonte më 13 nëntor, ndërsa më pas do të mund të shpalleshin zgjedhjet, me afatin që, sipas Ramadanit, do të çonte deri më 27 dhjetor.Krejt kjo është lojë e VV-së me shtetin! Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 ditë, që i bie 13 nëntori”, ka shkruar Ramadani.