Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
Aktuale
September 13, 2026 - 19:07
Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.
Në një deklaratë për Telegrafin, Shala ka thënë se Qeveria është votuar nga një Kuvend që, sipas tij, ende nuk është i konstituuar plotësisht.“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese”, ka deklaruar Shala.Ai është thirrur në Kushtetutën e Kosovës, duke theksuar se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve.
“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka thënë Shala.