Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri

Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri

Aktuale September 13, 2026 - 19:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur këtë të diel planin e hapjes së disa universiteteve të reja në disa qytete në Shqipëri.

Siç bëri të ditur në podcast-in e tij “Flasim”, Rama tha bëhet fjalë për katër universitete, një në Fier, një në Vlorë, një në Korçë dhe i fundit në Tiranë.

“Një është Universiteti i Fierit, i cili do të jetë një universitet ekselence për mjekësi, ai i Vlorës, i cili do të jetë i përgjithshëm dhe më i madh. Një tjetër në Korçë për teknologjinë dhe AI dhe tjetri në Tiranë, po ashtu i përgjithshëm. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha të botës, i cili është i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur Universitetin e Mjekësisë në Fier”, u shpreh Rama.