Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli
Aktuale
September 15, 2026 - 13:37
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë seancës së sotme, përveç refuzimit të kërkesës për lirim apo zbutje të masës, GJKKO-ja ka vendosur gjithashtu të refuzojë kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit dhe për të qëndruar pranë avokatit të tij mbrojtës.
Përmes këtij vendimi, GJKKO-ja ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për kreun e Partisë Lirisë, duke bërë që ai të vijojë qëndrimin në qeli gjatë zhvillimit të hetimeve.