Në prag të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, shtohet prania policore në Hagë [foto]
Foto: T7

Në prag të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, shtohet prania policore në Hagë [foto]

Aktuale September 16, 2026 - 07:48

Gjykata Speciale në Hagë është në gatishmëri të shtuar në orët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Fotografitë e realizuara nga T7 në Hagë, shihet prani dhe mobilizim i shtuar i forcave policore pranë selisë së Gjykatës Speciale, ku sot pritet të shpallet vendimi.

Image

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për sot në orën 10:00, në një seancë publike.

Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nisi në prill të vitit 2023 dhe përfundoi me deklaratat përmbyllëse në shkurt të vitit 2026. Katër ish-krerët përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të dyshuara gjatë viteve 1998–1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Image

Image

Image

Image

Image