Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të vendimit në Hagë
Aktuale
September 16, 2026 - 08:33
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të pritur vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Një numër i madh qytetarësh kanë kaluar edhe natën në shesh, ndërsa atmosfera është shoqëruar me pritje për vendimin që pritet të shpallet në Hagë.
Nga ora 10:00 në Hagë bëhet i ditur vendimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Kjo seancë do të zgjasë dy orë, pra në orën 12:00 pritet të kumtohet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.







