Policia e Hagës po i konfiskon shtizat e flamujve [video]
Aktuale
September 16, 2026 - 08:53
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në Hagë, pak para se të nisë seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Rrugën e tyre për në Hagë shqiptarët e shoqëruan me flamuj të shumtë të UÇK-së, platformës “Liria ka Emër”, të Kosovës e të Shqipërisë
Sot, teksa po mblidhen në një nga sheshet qendrore të qytetit holandez, policia ka shtuar forcat në të gjithë qytetin.
IndeksOnline raporton se qytetarëve po iu konfiskohen shtizat e flamujve, qofshin ato prej druri, qofshin prej metali. Kjo gjë dyshohet se po bëhet për të evidentuar incidentet dhe goditjet e mundshme.