Martensi i FAZ-it shkruan në prag të vendimit të Hagës, Thaçin e quan partnerin kryesor të Perëndimit gjatë bombardimeve
Foto: Laura Hasani

Martensi i FAZ-it shkruan në prag të vendimit të Hagës, Thaçin e quan partnerin kryesor të Perëndimit gjatë bombardimeve

Aktuale September 16, 2026 - 09:37

Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, ka shkruar sot në prag të vendimit të Hagës për katërshen e UÇK-së.

Martensi, duke e cilësuar Hashim Thaçin si partnerin më të rëndësishëm të Perëndimit përgjatë fushatës së bombardimeve, ka shtuar se pritet të shihet nëse një gjykatë e financuar nga BE-ja do ta dënojë atë.

“A do ta shpallë kriminel lufte një gjykatë e mbështetur nga BE-ja partnerin më të rëndësishëm shqiptar të Perëndimit gjatë luftës së NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999? Sot, gjyqi i fundit i madh për krime lufte nga luftërat e ish-Jugosllavisë hyn në fazën e tij vendimtare: Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të akuzuarve të tjerë. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë arrestime arbitrare, rrëmbime, ekzekutime të rreme dhe vrasje”, ka shkruar Martensi.