Josephi për vendimin e Hagës: Një vendim me pasoja të forta për Kosovën dhe rajonin
Profesori amerikan Edward P. Joseph ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Josephi në një postim në rrjetin social X ka shkruar se të katër të akuzuarit, duke përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë shpallur fajtorë.
“Të katër të pandehurit nga Kosova, duke përfshirë ish-presidentin Thaçi, janë shpallur fajtorë në vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit nga Serbia, ky vendim do të jehonë me dyfishin e intensitetit negativ në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Josephi.
Reagimi i profesorit amerikan vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Breaking: All 4 Kosovo defendants, including ex-President Thaci, found guilty in Hague Special Chambers verdict. After Serbia's glorification of Ratko Mladic, this verdict will resound with double the negative intensity in Kosovo and region.https://t.co/9XONZR8h9z
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) September 16, 2026