Hashim Thaçi “i çeliktë”, tha “okej” pak pasi mori vesh dënimin
Aktuale
September 16, 2026 - 14:49
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua sot me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në momentin kur kryegjyqtari Charles Smith e njoftoi për dënimin dhe më pas i kërkoi të ulej, Thaçi tha: “Okej”.
Në atë çast, ai buzëqeshi dhe u ul në vendin e tij.
Një reagim i shkurtër, por që u përcoll si një moment i fortë në sallën e gjyqit, përballë një vendimi që shënon një nga momentet më të rënda të procesit gjyqësor ndaj tij.
Me të njëjtin dënim u përball edhe Jakup Krasniqi, derisa Kadri Veseli me 18 vjet burgim, e Rexhep Selimi me 13 vjet.