Berisha pas vendimit të Hagës: Ditë jo e mirë për kombin
Aktuale
September 16, 2026 - 17:42
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Berisha e ka cilësuar këtë ditë si “jo të mirë për kombin”, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.