Policia lejon protestuesit të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë
Foto: Laura Hasani

Policia lejon protestuesit të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë

Aktuale September 16, 2026 - 20:06

Policia e Kosovës lejoi dy protestues të hyjnë në oborrin e Qeverisë së Kosovës që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të këtij institucioni.

Image

Ndodhi kjo gjatë protestës së qytetarëve që me orë të tëra po mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit dënues ndaj katër drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Më herët gjatë ditës protesta u përshkrua me tensione, teksa disa protestues hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, duke thyer disa xhama.

Image