Rrëqethëse, Reutersi publikon reagimin e turmës zemërthyer pas vendimit të Speciales
Foto: Laura Hasani

Rrëqethëse, Reutersi publikon reagimin e turmës zemërthyer pas vendimit të Speciales

Aktuale September 16, 2026 - 20:32

Lot. Vetulla të ngrysura. Duart hedhur pas kokës në mosbesim.

Këto ishin disa prej reagimeve që i publikoi mediumi Reuters nga turma e mbledhur sot në zemër të Prishtinës.

Ky ishte reagimi nga plot të pranishëm që po përcillnin vendimin e Gjykatës Speciale.

Kjo e fundit dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet e Rexhep Selimin me 13 sosh.